Policia italiane ka sekuestruar një jaht në pronësi të një oligarku rus, i cili ishte pjesë e listës së sanksioneve të vendosura nga Bashkimi Europian ndaj Rusisë, pas pushtimit të Ukrainës.
Jahti ‘Lady M’ në pronësi të Alexei Mordashov u konfiskua këtë të dielë, në portin verior italian Imperia. Me një gjatësi prej 64 metrash dhe vlerë 45 milionë paund, jahti ‘Lady M’ u ndërtua në vitin 2013 nga kompania jahteve Palmer Johnson. Në brendësi të jahtit luksoz ndodhen gjashtë kabina, ku mund të akomodohen deri në në 12 pasagjerë, si dhe një sallon bukurie dhe një pishinë.
Alexei Mordashov zotëron edhe një vilë me një vlerë prej 55 milionë paund në brigjet e ishullit mesdhetar të Sardenjës, e cila pritet të vendoset nën sekuestro nga autoritetet italiane. Mordashov ishte mes oligarkëve të listës së zezë të sanksioneve të Bashkimit Europian, së bashku me Igor Sechin, kreun e kompanisë të naftës Rosneft dhe Nikolay Tokarev, pronari i Transneft, ndaj tw cilwve kanw filluar tw vendosen bllokimet dhe sekuestot e pasurive.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Jahti#Bllokimi#TopChannel
Ещё видео!