Irani ka thënë të hënën se planifikon t’i mbajë "këshilltarët ushtarakë" në Siri, pasi qyteti i dytë më i madh i këtij vendi aleat, Alepo, u mor nga rebelët përmes një ofensive të befasishme. Republika Islamike e Iranit, e cila e ka përkrahur presidentin sirian, Bashar al-Assad prej shpërthimit të luftës civile në Siri më 2011, ka thënë se ka angazhuar "këshilltarë ushtarakë" në Siri vetëm me ftesë të Damaskut. “Ne kemi hyrë në Siri shumë vjet më parë, me ftesë zyrtare të Qeverisë siriane, kur populli sirian përballej me kërcënimin e terrorizmit”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane. “Këshilltarët tanë ushtarakë kanë qenë prezentë në Siri, dhe janë ende atje. Ata do të vazhdojnë të qëndrojnë në vend “në përputhje me dëshirën” e Qeverisë së Sirisë”, shtoi ai. Zëdhënësi nuk specifikoi nëse Irani do të rrisë numrin e forcave të veta në Siri, pas nisjes së ofensivës së rebelëve.
Ai i bëri këto deklarata një ditë pasi ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi u takua me Assadin në Damask, si shenjë mbështetjeje për presidentin sirian.
Qyteti i Alepos ka rënë në duart e aleancës islamiste të rebelëve javën e kaluar, sipas Vëzhguesit Sirian për të Drejta të Njeriut, organizatë me bazë në Londër. Siria është në luftë prej vitit 2011, kur Assadi shtypi protestat demokratike në vend. Që atëherë konflikti është zgjeruar, me përfshirje të fuqive të huajve dhe të xhihadistëve, dhe për pasojë janë vrarë më shumë se 500.000 njerëz.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Irani#Siri
Ещё видео!