Tetë vite në pritje për një dritë jeshile nga Bashkimi Europian, duket se për Shqipërinë po afron dita e mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare. Kreu i ekzekutivit, Edi Rama u shpreh optimist teksa nënvizoi mbështetjen e presidentit francez Emanuel Macron.
Në fjalën e tij, Rama theksoi se Shkupi dhe Tirana zyrtare i kanë përmbushur detyrat ndaj tashmë topi është në fushën e unionit europian.
Kam qenë në kontakt me presidentin e Francës i cili për hir të vërtetës meriton një mirënjohje të posaçme dhe falënderim se ka ndjekur 48 orë pa pushim, pas mesnate kemi shkëmbyer mesazhe, këtë proces. Propozimi i ri që është edhe propozimi përfundimtar, duhet ta kuptojnë vëllezërit e maqedoinisë është plotësisht e i pranueshëm. Ne do bëjmë tonën, se kur caktohen datat dhe kur merren vendimet nga ana e tyre, kjo është cështje e tyre. Tani të shohim, mund të jetë nesër, pasnesër, pas një muaji, pas 10 vitesh, kjo për mua ka shumë pak rëndësi"
Rama theksoi domosdoshmërinë që Serbia të mbahet sa më shumë dhe sa më afër me frontin kundër agresionit rus.
Një fokus të veçantë ka pasur për Ballkanin Perëndimor, për kompleksitetin e rajonit dhe për vulnerabilitetin që rajoni ka për arsye të faktorëve të njohur, qëndrimi ynë ka qenë i njëjti, i njohuri dhe i përsërituri lidhur me domosdoshmërinë që Serbia të mbahet sa më shumë dhe sa më afër me frontin kundër agresionit dhe presioni mbi Serbinë të mos shkojë në një krisje që mund të ketë pasoja të pallogaritshme për vetë rajonin.
Një tjetër bashkëpunim me aleancën ushtarake të NATO-s pritet të marrë jetë në portin e Durrësit. Kryeministri Rama deklaroi se për këtë çështje pritet që të mbahet një tjetër takim në Bruksel.
Kemi folur për projektin tonë, do rikthehemi në Bruksel për të vazhduat diskutimin lidhur me propozimin tonë që ka ngjallur jo vetëm interes por edhe dëshirë për të thelluar bisedimet për instalimin e një baze navale të NATO-s në portin e durrësit që do jetë në
Porto Romano dhe që përveç pjesës komerciale tregtare, parashikohet të ketë edhe një pjesë ushtarake.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Rama#Serbi#TopChannel
Ещё видео!