Edhe pas 200 orësh, nga rrënojat e tërmetit vazhdojnë të nxirren të mbijetuar. I tillë është edhe rasti i 18-vjeçarit Muhamed Xhaferr, i cili u nxor nga rrënojat në provincën Adijman. Ai nuk është i vetmi, pasi edhe 21-vjeçar Enes Jeninar mbijetoi po aq nën rrënoja.
Sipas shifrave të bëra publike nga vetë presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, në këto 8 ditë janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat më shumë se 8 mijë njerëz. Shifrat tregojnë se deri më tani 158 mijë banorë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në zonat juglindore të Turqisë, ku u shënua epiqendra e lëkundjeve të fuqishme të 6 Shkurtit. Ata po qëndrojnë kryesisht në çadra të ngritura nëpër hapësira të ndryshme si sheshe, fusha e stadiume. Shumë prej tyre nuk dinë se si do të vazhdojë jeta e tyre.
“Është shumë e vështirë. Mos e dhëntë Zoti ta provojë njeri këtë. Na duhet ta nisim nga zero, pa shtëpi, pa asgjë”.
Autoritetet kanë nisur prishjen e ndërtesave që rrezikojnë shembjen. Ndërsa ushtria ka marrë përsipër sigurinë e zonave nga ku banorët janë evakuuar, pas shtimit të rasteve të grabitjeve të banesave të braktisura. Për shkak të numrit të lartë të viktimave, autoritetet turke po hapin varreza masive, teksa numri i të vdekurve përllogaritet tashmë në rreth 40 mijë në Turqi e Siri.
Tv KlanSUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!