#gjermani #ukraine #tanke
Edhe pse vazhdon të hezitoj të furnizojë Ukrainën me tanket Leopard 2 që i ka kërkuar, Gjermania duket se po zbut gradualisht qëndrimin. Ministrja e Jashtme gjermane Analena Berbok, gjatë një interviste për mediat franceze, edhe pse nuk premtoi furnizim të drejtpërdrejtë për Ukrainën, sqaroi se nuk do të bëhet pengesë që vende të tjera të dërgojnë atje tanket gjermane.
“Për momentin ne nuk kemi marrë kërkesa, por nëse do të na kërkohet nuk do të bëhemi pengesë”.
Ligji gjerman nuk lejon eksportin e tankeve gjermane nga blerësit, në një vend të tretë pa lejen e Berlinit. Polonia i ka kërkuar qeverisë gjermane jo zyrtarisht të lejoj dërgimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë, pasi në të kundërt do t’i dërgoj pa leje. Sakaq, Moska paralajmëroi se vendet që i dërgojnë tanke Ukrainës do të mbajnë përgjegjësi për viktimat mes civilëve vendas që do të shkaktojnë betejat kur do të përdoren ato. Deri më tani, vetëm Britania ka premtuar tanke për ushtrinë ukrainase.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!