Policia Rrugore e Durrësit, masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë mjetet në mënyrë të parregullt.
Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrolleve me radar dhe dragera, falë dhe bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë denoncuar në 112 e në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar 13 shtetas, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt".
Gjithashtu, janë pezulluar 14 leje drejtimi, nga të cilat: 4 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 10 për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar.
Janë vendosur 937 masa administrative gjatë javës që lamë pas, të ndara si vijon:
-167 masa për tejkalim shpejtësie;
-103 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
-4 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
-58 masa për përdorimin e aparatit celular;
-132 masa për parakalime të gabuara;
-168 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;
-3 masa për mungesë të siguracionit të mjetit;
-302 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore e Durrës falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm./tvklan.al
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!