Një 27 vjecar nga fshati Gjinar në Elbasan ka gjetur vdekjen pasi në gjendje të dehur është vetëplagosur. Policia bën me dije se pasditen e së dielës në spitalin e Elbasanit është paraqitur një 27 vjecari i vcili kishte marrë lëndime në krah dhe pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve Arlind Sadiku nuk mundi të mbijetojë.
Në komunikatën e saj zyrtare policia thotë se 27 vjecari në gjendje të dehur dhe në kushte të rënda psikologjike ka goditur me grusht dritaren e banesës së tij ku edhe është plagosur. Ai ka prerë venën kryesore duke humbur shumë gjak dhe pasojë nuk ka mundur të mbijetojë.
Dëshmitarët thonë se 27 vjecari kishte tentuar disa herë të emigronte në Gjermani, por policia e kishte kthyer pasi qëndrimi I tij ishte I paligjshëm dhe tashmë e kishte të ndaluar të kalonte kufirin. Sipas dëshmitarëve kjo ishte një nga arsyes e gjendjes së tij të rënduar psikologjike dhe konsumimit të alkoolit.
Materialet i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Gjinar#Elbasan#TopChannelNews
Ещё видео!