Ky sezon veror nuk do të jetë një muaj pushimesh për efektivët e Policisë së Shtetit. ReportTv ka mësuar se 45 gradat e para drejtuese në polici me në krye Ardi Veliun prej fund korrikut do të përballen me seanca dëgjimore nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit.
I pari që pritet të nis seancat dëgjimore për tu njohur me gjetjet e hetimit është kryepolici Ardi Veliu e më pas zv.drejtuesit në Drejtori të Përgjithshme dhe drejtorët e qarqeve.
Vettingu do të kryhet përgjatë kësaj vere edhe për drejtuesit e Policisë Rrugore, drejtuesit e Kufirit si dhe ata të Gardës dhe Reparteve Speciale.
ReportTv ka mësuar se në krye të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit është zgjedhur ekonomistja Ana Kapaj ndërsa 45 gradat e para janë ndarë për nga 5 grupe komisionesh me tre anëtarë.
Ku do të zhvillohen seancat dëgjimore?
Interesit të ReportTv një burim pranë Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit në Policinë e Shtetit ju përgjigj se këto seanca do të mbahen në të njëjtën sallë pranë Pallatit të Kongreseve ku zhvillohen ato për gjyqtar e prokurorë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
45 efektivët e parë të cilët i përkasin rangut drejtues përgjatë këtyre javëve janë duke komunikuar me Komisionin e Jashtëm për plotësimin e dokumenteve, për përgjigje të pyetjeve sqaruese si dhe për të dhënat e tyre të cilat në disa raste kanë rezultuar jo të plota, sqaruan të njëjtat burime.
Prej nisjes së këtij procesi nga ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa ligji për vettingun në Policinë e Shtetit u amendua për t'i hapur rrugë që pas 45 gradave të para të vazhdohet me kontrollit për efekt të këtij procesi nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave për pjesën tjetër të trupës policore.
Ещё видео!