Pelegrinazhi i besimatërve në kishën e Shën Ndout në Laç është kthyer tashmë në një ritual të përvitshëm. Për 13-të të marta rresht besimtarë jo vetëm katolikë por edhe myslimanë i drejtohen këtij vendi të shenjtë. Besimi se aty mund të marrin përgjigje për shumë shqetësime të tyre, sjellë me qindra qytetarë në këtë vend, të cilët shpesh herë kanë prekur nga afër mrekullitë që vijnë falë këtij besimi.
Deri me 13 qershor, datë kjo që përkon me vdekjen e Shën Ndout, çdo të martë besimtarë të shumtë vijnë në këtë kishë për tu lutur për vete, për shëndetin dhe familjet e tyre.
Këtë të martë gazetarja Anduela Ndreu dhe operatori Dean Anadolli ndoqën këtë pelegrinazh dhe sjellin dëshmi të njerëzve që vijnë dhe përjetojnë shpirtërisht këtë vend.
Për mikrofonin e Report Tv ata flasin edhe për këtë vend si një hapësirë që u krijon një lidhje më të fortë me zotin, besimi ndaj të cilit u çliron shpirtin dhe zemrën.
Ещё видео!