Çdo vit e më shumë të miturit po përfshihen në krime. Për periudhën janar-korrik të këtij viti janë evidentuar 1008 të mitur si autorë të dyshuar të veprave të ndryshme penale.
Sipas të dhënave të policisë, të miturit autorë të veprave penale nën 14 vjeç zënë rreth 37 % të totalit të të miturve të përfshirë. Shumica e tyre në tërësi përfshihen më së shumti në krimet kundër pronës, në vjedhje por edhe në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor apo drejtojnë automjete pa patentë. Numri më i madh i të miturve që përfshihen në krime, vërehet më së shumti në zonat urbane, në qytete.
Fëmijët nën 14 vjeç që janë përfshirë në trafikun e drogës, kryesisht shfrytëzohen nga të rriturit. Dosjet e të miturve ndodhen në Prokurorinë e Tiranës, e mes tyre ka edhe përsëritës me dhjetëra raste. Kodi penal i drejtësisë për të miturit favorizon këtë kategori duke i lehtësuar pozitën penale, por kjo mund të shfrytëzohet nga të rriturit.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Fëmijë#Kriminelë#TopChannel
Ещё видео!