#oranews #capja #ervisbardhi #ipenduari #vrasjetneelbasan
I penduari i drejtësisë, Gentian Bardhi, ka dëshmuar në gjykatë se është paguar me 50 mijë euro nga Ardian Çapja për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit në Elbasan në vitin 2012. Dëshmitari dha detaje për ngjarjen, ndërsa gjatë gjithë seancës Çapja ka reaguar duke theksuar se i penduari po gënjen.
I penduari i drejtësisë, Ervis Bardhi, dha dëshminë në procesin ndaj Ardian Capjes e të tjerëve të akuzuar për vrasjen e Gentian e Nezir Beqirit në vitin 2012.
Dëshmitari dha detaje nga mënyra se si ishte njohur me Gentian Beqirin në burgun e Peqinit dhe marrjen e porosisë për ekzekutimin e tij nga Ardian e Florenc Capja deri në ditën e ekzekutimit.
Ervis Bardhi e nisi dëshminë duke i kërkuar ndjesë nënës së Gentian Beqirit.
Bashkëpunëtori i drejtësisë ka rrëfyer takimin e parë që ka bërë me Ardjan dhe Florenc Çapjan.
Bardhi thekson se ka shkuar për ta takuar me Etjen Canin, Klajdi Dokollin dhe Olsi Lekun. Në atë takim ai pretendon se kanë marrë 2500 euro dhe një pistoletë me silenciator. Ndërsa takimi i dytë ka ndodhur në Krrabë.
"Po kthehesha me Olsin për në Elbasan kur kemi takuar në rrugë Ardian dhe Florenc Çapjan. Gjatë debateve Ardiani ka thënë që ata do na ndihmonin me para na kanë dhënë 50 mijë euro, por në këmbim duhet të vrisnim një person. Ardiani më ka thënë se përse takohesh me Gentian Beqirin i kam thënë që e kam njohur në burg. Më pas gjatë debatit Ardiani më është drejtuar me fjalët dhe më tha vrasjen do ta bësh ti. U tremba se në makinë ishte dhe një person tjetër që nuk e njihja".
Ervis Bardhi thekson se kanë bërë disa plane për të kryer vrasjen, por që asnjëri prej tyre nuk u dukej i arsyeshëm.
Dy ditë para ekzekutimit ata kanë pirë kafe në shtëpinë e Gentian Beqirit.
Bashkëpunëtori i drejtësisë rrëfen se ditën kur kanë shkuar për të kryer vrasjen ishte nën efektin e drogës dhe alkoolit.
Ai tregon se Etjen Cani dhe Klajdi Dokolli po bënin roje, ndërsa ai sëbashku me Olsi Lekun është ngjitur për në banesën e viktimave.
Bardhi pretendon se fillimisht e ka qëlluar me plumb në faqe Gentian Beqirin, ndërsa më pas e ka shkrepur armën dhe 3 herë të tjera.
Ndërsa Nezir Beqirin e ka vrarë Olsi Leku, duke e mbytur me jastëk pasi e kishte goditur fillimisht në nofull.
Pas ngjarjes ata janë larguar në drejtime të ndryshme, ndërsa Olsi Leku ka bërë djegien e makinës.
Gjatë zhvillimit të seancës, Ardian Çapja ka reaguar disa herë duke u shprehur se Bardhi po gënjen.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!