Pas Velipojës, një plazh në Vlorë u bllokua gjatë operacionit që Taskë Forca nisi këtë mëngjes. Kjo hapësirë në bregdetin e Plazhit të Ri shfrytëzohej nga një biznes, i cili nuk ka respektuar asnjë nga detyrimet për sigurinë në det.
Sipas informacionit të policisë, plazhi u bllokua pasi aty u konstatua që nuk ka roje bregdetare për pushuesit, sikurse nuk janë vendosur piketat në uje, sipas detyrimit ligjor. Aksioni i Taskë Forcës po vazhdon në të gjithë bregdetin e jugut./abcnews.al
Ещё видео!