Ushtria izraelite raportohet se ka goditur shënjestra brenda Iranit, në atë që duket të jetë një hakmarrje e kufizuar, pas një sulmi të paprecedent ajror që Teherani kreu javën e kaluar. Izraeli dhe Irani, armiqtë të përbetuar, për dekada të tëra zhvillojnë një luftë në hije, por duket tani më shumë se kurrë se kjo do të ndryshojë. Shpërthime u dëgjuan mëngjesin e 19 prillit, në ditëlindjen e 85-të të liderit suprem, Ajatollah Ali Khamenei, afër qytetit të Isfahanit.
Disa media të mëdha amerikane, që të gjitha duke cituar burime brenda Qeverisë amerikane, raportuan se Izraeli kreu sulme me raketa apo dronë ndaj shënjestrave brenda Iranit. Në videot e publikuara në rrjetet sociale, dhe të transmetuara nga mediat në mbarë botën, u shfaqën pamje të disa shpërthimeve të mëdha, që u tha se ndodhën afër Isfahanit. Media shtetërore iraniane citoi zyrtarë në Teheran të cilët thanë se shpërthimet u shkaktuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore që rrëzuan tre dronë në zonën e Isfahanit, që gjendet në Iranin qendror. Hossein Deliriyan, zëdhënës i Qendrës Kombëtare iraniane për Hapësirën Kibernetike, hodhi poshtë raportimet e mediave amerikane, duke shkruar në X se “nuk ka pasur asnjë sulm ajror nga jashtë kufijve ndaj Isfahanit apo në pjesë të tjera të shtetit”. Një analist, që u shfaq në televizionin shtetëror të Iranit, tha se mini-dronët që u lëshuan nga “të infiltruarit brenda Iranit” janë rrëzuar nga sistemet e mbrojtjes ajrore në Isfahan. Agjencia shtetërore e lajmeve iraiane, IRNA, tha se sistemet e mbrojtjes ajrore u aktivizuan në një bazë të madhe ajrore në Isfahan, që është shtëpi e flotës së vjetër të F-14 Tomacts, të prodhimit amerikan, që ka Irani. Këta avionë luftarakë janë blerë para Revolucionit Islamik të vitit 1979. Në Isfahan po ashtu ka ndërtesa që janë pjesë e programit bërthamor të Iranit, përfshirë edhe uzinën nëntokësore për pasurimin e uraniumit në Natanz. Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) tha se nuk ka vërejtur ndonjë dëm në ndërtesat bërthamore në Iran. Më herët gjatë kësaj jave, flitej se ndërtesat bërthamore mund të ishin shënjestra të mundshme nëse Izraeli do të niste një sulm ajror brenda Iranit. Një prej ndërtesave kryesore bërthamore të Iranit, instilacioni në Natanz, gjendet në Isfahan. Ndërtesa të tilla janë përballur më herët me akte sabotazhi për të cilat Teherani ka fajësuar Izraelin. Po ashtu, u raportua se sulmet ajrore izraelite kanë goditur edhe pozicionet e ushtrisë siriane në jug të Sirisë.
Brenda Izraelit, disa ligjvënës duket se pranuan se shteti i tyre kreu sulmin, por e kritikuan këtë veprim. "Sulm i dobët", shkroi në X, ministri i Sigurisë, Itamar Ben-Givir, i cili është politikan i ekstremit të djathtë.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Raketat#Izraeli
Ещё видео!