Suedia sot më 1 janar merr kryesimin e Presidencës së radhës të Bashkimit Evropian (BE) e cila ndryshon një herë në 6 muaj. Stafetën e mori nga Republika Ceke, rol kyç gjatë kryesimit nga suedezët do vijojë të jetë lufta e Rusisë në Ukrainë, efektet e saj në sigurinë dhe furnizimet me energji për të gjithë Evropën, dhe forcimi i aftësive ushtarake të BE-së dhe zinxhirët e furnizimit do të jenë çështjet kryesore.
Ndërkohë, qeveria e re suedeze është një koalicion minoritar mes Partisë së Moderuar, Demokristianëve dhe Liberalëve, ndërsa mazhorancën e mbajnë Demokratët e Suedisë, një parti e ekstremit të djathtë dhe euroskeptike.
"Në disa aspekte, ne e dimë saktësisht se çfarë do të jenë këto: ruajtja e unitetit evropian në mbështetjen tonë për Ukrainën; zgjerimi i ndihmës ekonomike, humanitare dhe ushtarake për Ukrainën; vazhdimi i grumbullimit të vendeve dhe burimeve për rindërtimin e Ukrainës; ruajtja e ligjit ndërkombëtar; kërkimi i përgjegjësisë; dhe duke monitoruar me kujdes progresin e Ukrainës si vend kandidat", - tha kryeministri Ulaf Kristersson.
Përqendrimi te lufta do lërë pas çështje të tjera të rëndësishme si ngrohja globale apo edhe negociatat me vendet e Ballkanit Perëndimor, thotë Detusche Ëelle. Ndërkohë që Demokratët e ekstremit të djathtë me mazhorancën e votave në zgjedhjet e fundit do të jenë një trysni e fortë për qeverinë suedeze, për të moderuar qëndrimet ndaj shteteve rebele si Hungaria apo Polonia, që kundërshtojnë disa prej politikave të BE. Ndërsa drejton Këshillin e Europës, Suedia gjithashtu do të shtyjë përpara edhe anëtarësimin në NATO, e cila po mbahet e bllokuar nga Turqia.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Suedia#BE#TopChannelNews
Ещё видео!