Ukraina nuk do të mbajë zgjedhje nën ligjin ushtarak edhe nëse Rusia e vendos këtë si një prej kushteve për negociata, deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Zgjedhjet presidenciale në vend, të cilat mund të përmbyllnin mandatin 5 vjecar të Zelenskyt, ishte planifikuar të mbaheshin që në mars ose prill 2024. Por, votimet u shtynë pasi kushtetuta e vendit nuk lejon zgjedhjet gjatë kohës së ligjit ushtarak, i cili u shpall në 24 shkurt 2022 kur nisi dhe agresioni i Rusisë ndaj vendit fqinj.
Zelensky përsëriti se zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare nuk janë të mundshme nën ligjin ushtarak dhe nënvizoi se zyrtarët e zgjedhur vazhdojnë të kryejnë ligjërisht detyrat e tyre deri në votimin e ardhshëm.
Pasi Ukraina arrin t’i japë fund fazës së nxehtë të luftës, ligji ushtarak mund të hiqet dhe parlamenti mund të caktojë një datë për zgjedhjet. Pas përfundimit të ligjit ushtarak, nuk do të jetë e nevojshme të presim me vite për të mbajtur zgjedhjet.
I pyetur nëse Ukraina është e gatshme të bëjë kompromis nëse Rusia vendos zgjedhje të menjëhershme si kusht për bisedimet e paqes, Zelensky e hodhi poshtë idenë.
Në këtë mënyrë, ne do të shkelnim legjislacionin ukrainas në emër të Putinit, i cili ka shkelur të gjithë legjislacionin tonë, sovranitetin dhe integritetin territorial.
Presidenti rus Vladimir Putin e përshkroi këtë vonesë si një manovër dhe e quajti Zelenskyn si “të paligjshëm”, duke thënë se mandate i tij ka perfunduar dhe autoriteti duhet t’i kalonte kryetarit të parlamentit Ruslan Stefanchuk.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#VolodymyrZelensky#Ukraine#TopChannelNews
Ещё видео!