LAZARAT - Hetuesit e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë ndërtuar mëngjesin e kësaj të enjte skenën e krimit, ku një ditë më parë nga persona ende të paidentifikuar u qëllua me snajper furgoni i policisë në të cilën gjeti vdekjen efektivi RENEA-s Ibrahim Basha dhe u plagosën Jetmir Isai dhe Perlat Hamitaj.
Sipas të dhënave nga hetuesit ekzaminimi po bëhet në dy vendngjarjet përfshi furgonin e policisë në të cilin udhëtonin efektivët e RENEA-s dhe banesën në qendër të fshatit nga ku dyshohet se u qëlluan me snajper patrulla e uniformave blu.
Deri në këtë fazë të hetimeve prokurorët e Krimeve të Rënda kanë evidentuar 10 vatra zjarri dhe kanë sekuestruar plotë 100 gëzhoja kallashnikovi, mitralozi, një granat dhe një armë e ftohtë thikë.
Ndër ekzaminimet që po kryhen në terren janë dhe ato për gjurmët e barutit të mbetura në rrobat dhe trupin e të ndaluarve nga policia, për të parë nëse këta persona kanë përdorur apo qëlluar me armë prej të martës në mbrëmje kur nisi shkëmbimi i zjarrit në fshatin Lazarat.
Ещё видео!