Një ditë pas ngjarjes së rëndë ku një mësues është arrestuar pasi akuzohet për ngacmim seksual ndaj dy të miturave nxënëse në shkollën Sotir Gura ku ai jepte lëndën e artit pamor,flasin prindër dhe gjyshër të shqetësuar për fëmijët dhe niprit e tyre.
Çtë të them unë më shumë se kaq,një mësues që duhet të edukojë fëmijët dhe të sillet në atë gjëndje? Është shumë e rëndë. Tek kjo shkollë kam niprit,kam dy,nuk na erdhi mirë se në këtë shkollë nk kishim dëgjuar ndonjëherë gjëra të tilla po ja që ndodhin. Kur mësuesit vihen në detyrë duhet të shikohen mirë të merret CV e tyre,e kaluara,këtë mendoj.
Shumë gabim,jo gabim por është faj i rëndë. Unë kam një nip në këtë shkollë,këto situata na shqetësojnë shumë,nuk është etike,nk është njerëzore.Njeriu ka karakter. Mësuesit duhet të zgjidhen me kujdes
Unë nk di gjë tani po e marr vesh,nuk është gjë e mirë.
Na shqetëson unë kam fëmijën këtu,shum gabim,nuk duhet ta bënte këtë gjë. Duhet të ketë komtrolle duhet të ketë intervista më të gjata për të punësuar mësuesit,duhet të jenë tamam mësues për të dhënë mësim.
Gjë e keqe është,në shoqërinë tonë,ne sjellim fëmijët këtu dhe dëgjojmë lloj-lloj,nk ësjtë gjë e mirë por ndodhin. Duhen marrë masa në shkollë. Jemi shumë të shqetësuar se dëgjojmë shumë në televizor. Unë tani që e dëgjova jam sh e shqetësuar se sjell mbesën këtu,djalin e sjell. Ai që e bën këtë gjë e ka bërë këtë gjest më përpara dhe shiko shiko… Jemi shumë të shqetësuar,nuk është hera e parë që kemi dëgjuar por themi do merren masa. Shkolla duhet të jetë e sigurt.
Ditën e djeshme mësuesi i shkolles 9-vjeçare Sotir Gura në Korçë i identifikuar nga policia si Bledar Duro u arrestua pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëset e tij me mesazhe në ëhatsapp.
Policia njoftoi se 14 vjeccaret ngacmoheshin prej gati 1 muaji me mesazhe me përmbajtje të rënda të cilësuara nga grupi hetimor si mesazhe skandaloze.
Nxënëset ju drejtuan policisë së Korçës të shoqëruara nga prindërit për të denoncuar rastin.
Ndërkohë pas njohjes së rastit të rëndë u bë menjëherë pezullimi i mësuesit Bledar Duro, ndërsa mësohet se nga drejtoria arsimore në vijim do të zbatohet një plan masash shtesë për sigurinë e nxënëseve nëpër shkollat e qarkut.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Korçë#Shkollat#TopChannelNews
Ещё видео!