Anijë kërkimore turke në qendër të mosmarrëvëshjeve që përshkallëzuan ndjeshëm tensionet mes Turqisë dhe Greqisë, do të rikthehet përsëri në ujrat e diskutueshme në Mesdheun Lindor thotë BBC. Duke cituar Marinën turke, gjigandi mediatik përcjell lajmin se anija do të kalojë 10 ditë duke kryer verifikime sizmike ne zonë. Dërgimi I saj fillestar në muajin gusht për të kontrolluar një pjesë të detit të pretenduar si nga Turqia, ashtu edhe nga Greqia e Qipro, bëri të shpërthenin tensionet në muajin gusht. Përballë përpjekjeve diplomatike për të zgjidhuar krizën që iu afrua rrezikshëm konfliktit ushtarak, Ankaraja e tërhoqi Oruc Reisin në muajin shtator. Por tani, deklaron së do të dërgojë atë sërish në Mesdheun Lindor, të shoqëruar nga dy anije të tjera Ataman dhe Cengiz Han. Edhe pse anëtare të Nato-s, Greqia e Turqia nuk I kanë zgjidhur kurrë mosmarrëveshjet kufitare e pretendimet mbi detin. Pas terheqjes së Oruc Reisit muajin e kaluar, zyrtarërt turq patën këmbëngulu se një lëvizje e tillë u bë vetëm për një kotnroll të paracaktuar mirëmbajtjeje, ndërsa kërcënimet e BE-së për sanksione, Turqia I quajti: “jo konstruktive”!
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Turkey#OrucReis#TopChannel
Ещё видео!