Subscribe në Ora News këtu [ Ссылка ]
Një grua 27 vjeçe që për pak muaj priste të sillte në jetë fëmijën e dytë humbi jetën ndërsa katër persona, mes të cilëve edhe vajza e viktimës, mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti të trefishtë. Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 11:30 minuta (21 gusht) në aksin Fier-Levan, ndërsa shkak dyshohet se u bë një parakalim i gabuar.
Fier- Një grua shtatëzanë humbi jetën, ndërsa katër persona të tjerë, mes të cilëve dy fëmijë mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë të shënuar në aksin Fier-Levan. Një nga fëmijët e plagosur ishte vajza e viktimës.
Ngjarja u shënua paraditen e kësaj të marte pranë vendit të quajtur "Liqeni", ku fillimisht u përplasën dy mjete dhe më pas një e tretë.
Viktima u identifikua si Majlinda Troka, rreth 27 vjeçe, e cila për pak muaj priste të sillte në jetë një fëmijë.
Ajo udhëtonte si pasagjere bashkë me vajzën në mjetin tip "Audi" që drejtohej nga vjehrri i saj Astrit Troka, të cilët mbetën të plagosur. Sipas burimeve policore, në mjet ishte edhe një grua tjetër e cila nuk mori lëndime.
Ndërsa mjeti tip "Benz" drejtohej nga Leorant Troka që udhëtonte së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët.
Nga të dhënat e para rezulton se mjeti tip "Audi" ka hyrë në parakalim duke u përplasur me mjetin tip "Mercedes-Benz", ndërsa makina tjetër vetëm është fërkuar dhe ka ndaluar disa metra më poshtë.
Përplasja ka qenë e fortë dhe të dyja mjetet përfunduan në gjendjen që shikoni në foto, jashtë rruge.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Ещё видео!