Mësimi për vitin akademik do të zhvillohet në auditore. Nga Durrësi, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri thirrje studentëve që të vaksinohen për të ulur në auditore.
“Ne të gjithë duam që të mos kemi më ndërprerje të shkollave, të mos kemi më mësime që kryheshin në mënyrë të alternuar, por ajo çfarë ne duam dhe çfarë ne synojmë është që mësimi tashmë të bëhet në auditore. E vetmja mënyrë që mësimi të vijojë normalisht, të zhvillohet në auditore, sipas programeve përkatëse të çdo universiteti dhe fakulteti, është pikërisht që të vaksinohemi”.
Ministrja e Shëndetësisë tha se do të intensifikohet procesi i vaksinimit, duke rritur aksesin për studentët.
“Ju e shihni që tashmë vetë rektorët janë të angazhuar, të gjithë stafet e tyre për të njoftuar studentët që kjo javë është javë vaksinimi. Sepse duke filluar nga java tjetër do të duhet që të paraqesin kartën e vaksinimit për vijimin e procesit normal mësimor”.
Sipas ekspertëve, vaksinimi anti-Covid të mbron nga format e rënda të sëmundjes dhe fatalitetet.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!