Perceptimi i përgjithshëm është se përfundimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës nuk është afër.
Por, fitorja e Donald Trumpit mund të nxisë një përpjekje për ta arritur një marrëveshje paqeje, ku Ukraina, Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe shtete të tjera do të diskutojnë për kushtet e mundshme.
Fitorja e Trumpit në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit vendosi një afat, në njëfarë mënyre, sepse ai theksoi disa herë gjatë fushatës se do ta përfundonte luftën shumë shpejt nëse zgjidhet, madje pa pritur për inaugurimin e tij më 20 janar.
Presidenti rus,Vladimir Putin, e shfrytëzoi këtë gjë në deklaratat e tij të para publike për rezultatin e zgjedhjeve në SHBA, duke thënë më 7 nëntor se “dëshira” e Trumpit për t’i “rigjallëruar marrëdhëniet” me Rusinë dhe për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë “meriton, të paktën, vëmendje”.
Kjo deklaratë u bë mes lëvdatave të mëdha të Putinit për Trumpin: Ai tha se presidenti i zgjedhur kishte treguar “guxim” dhe kishte “vepruar si burrë” kur ishte qëlluar me armë në korrik, dhe se përshtypja e tij ishte se, gjatë mandatit të tij 2017-2021, Trump ishte penguar nga ndjekja e objektivave të tij.
Deklaratat e Putinit u shprehën në një mënyrë që qartësisht synohej të dukeshin rastësore dhe të shkujdesura. Por, ato sugjerojnë se Kremlini do të përpiqet ta shfrytëzojë ndryshimin e pushtetit në Shtetet e Bashkuara dhe shpresat e Trumpit për ta ndërmjetësuar paqen për t’i çuar përpara synimet e veta në Ukrainë.
Megjithatë, nuk ka asnjë shenjë që Moska ka hequr dorë nga objektivat e saj të deklaruara, që përfshijnë kontrollin rus mbi pesë rajone të Ukrainës dhe një ndalim të përhershëm për anëtarësimin e Ukrainës në NATO.
Mëngjesin pas deklaratave të Putinit, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, dukej i etur për ta përforcuar këtë mesazh. Ai tha se Putini ka përmendur vazhdimisht se Rusia është e hapur për dialog, por presidenti “asnjëherë nuk ka thënë se objektivat [e pushtimit] kanë ndryshuar”.
Me forcat e saj që po avancojnë në Ukrainën lindore me ritmin më të shpejtë që nga muajt e parë pas pushtimit të plotë në shkurt të vitit 2022, Moska nuk duket e gatshme për kompromis.
Kreu i Këshillit të Sigurimit të Putinit, Sergei Shoigu, gjithashtu sugjeroi se Moska është e hapur për bisedime, por vetëm sipas kushteve të veta.
Kjo është një nga sfidat kryesore për çdo përpjekje nga Trumpi për ta përfunduar luftën. Armëpushimi ose paqja e kënaqshme për Moskën ka gjasa të shihet si një humbje për Kievin dhe mund ta lërë Rusinë në një pozicion për ta kërcënuar Ukrainën dhe madje Perëndimin. Kështu, Shtëpia e Bardhë do ta kishte të vështirë ta paraqiste atë si një fitore gjeopolitike.
Me inaugurimin e Trumpit vetëm dhjetë javë larg, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, po përpiqet ta parandalojë këtë gjë. Ai po i kërkon Perëndimit të dërgojë më shumë armë, për ta ndihmuar Ukrainën ta përmirësojë pozicionin e saj në fushëbetejë dhe ta hapë rrugën për një “paqe të drejtë”, duke paralajmëruar se paqja sipas kushteve të Rusisë do të ishte një gabim i rëndë.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Analiza#Trump#TopChannelNews
Ещё видео!