Lajme Arkiva 2005
Përfaqësuesit e biznesit shqiptar të lojërave të fatit kanë shprehur pakënaqësi për ndryshimet në paketën fiskale që dyfishojnë taksat për lojërat e fatit, bastet dhe hipodromet dhe katërfishojnë ato për kazinotë, duke shpresuar për mos parashikimin e tyre në projekt-buxhet.
“Duke filluar që me daljen në fletoren e zyrtare të këtij ligji, të mbyllim bizneset tona të ligjshme ku shteti humbet çdo muaj mbi 1 milion euro do të shpallim grevë pa afat ku çdo ditë do të manifestojmë mbi 5 mijë vetë përpara qeverisë, do të përshkallëzojmë luftën tonë me mjetet demokratike në rast të mos reagimit nga ana e qeverisë duke informuar njëkohësisht dhe opinionin ndërkombëtar për vetë vrasjen që i bëhet bizneseve të ndershme në Shqipëri.”
Nga ana tjetër dhe përfaqësuesit e të vetmes kazino kanë deklaruar se në kushtet e katërfishimit të papritur të taksave do të rishikojnë qëndrimin e tyre.
Ky reagim i biznesit vjen pas miratimit të ligjit pa u testuar më parë, madje pa u konsultuar me grupet e interesit.
Nuk kanë munguar dhe komentet në shtyp se ky vendim ngjan si shfajësim i mazhorancës, e cila megjithëse u deklarua gjatë fushatës elektorale kundër kazinosë, me të ardhur në pushtet ajo e lejoi hapjen e saj.
Megjithatë përfaqësuesi i shumicës qeverisëse në komisionin parlamentar të ekonomisë e mohon këtë. Ai mundohet të mbrojë këtë vendim duke argumentuar se nuk përbën shkelje taksimi i diferencuar për të njëjtin biznes.
Gazmend Oketa: “Ka një dallim midis lojërave të fatit dhe kazinove. Mendoj që janë dy aktivitete të ndryshme, duke u nisur që edhe nga fakti që dhe procedurat e licencimit janë krejt të ndryshme. Nuk besoj që ka një shkelje të Kushtetutës, pasi dhe në fusha të tjera kemi ndoshta për aktivitete të ngjashme, kemi diferencime, por këtu nuk mund të bëhet fjalë për një larje ndërgjegje. Qeveria e mëparshme kishte bërë një kontratë të atillë që linte shumë pak shtigje ose më saktë çdo gjë ishte përfunduar.”/tvklan.al
Gazetare: Arta Tozaj
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!