TIRANË - Katër përfaqësuesit politik të reformës zgjedhore këtë të mërkurë janë takuar me ambasadorët e akredituar në vendin tonë, në një tryezë pa praninë e mediave.
Në takim janë Rudina Hajdari dhe Damian Gjiknuri bashkëkryetarë të komisionit parlamentar për zgjedhoren, dhe Petrit Vasili e Oerd Bylykbashi nga opozita joparlamentare, si dhe disa nga ambasadorët kryesorë në vendin tonë, e SHBA-së, Yuri Kim, BE-së, Luigi Soreca, të Britanisë së Madhe, OSBE/ODIHR etj.Aktualisht tryeza politike për reformën zgjedhore ka diskutuar draftin e PD-së për financimin e partive politike ku hiqet dorë nga financimi 100% nga shteti i partive duke propozuar sistemin miks, por kërkon një reduktim drastik të financimit privat dhe rritje e atij publik. Rudina Hajdari tha se është vendosur që në datë 6 mars në takimin e radhës të diskutohet për ndryshimin e sistemit zgjedhor duke vënë në pikëpyetje nëse 12 ditët e mbetura do të mjaftojnë për të përmbyllur reformën. Sipas Damian Gjiknurit qëllimi është që të arrihet në një marrëveshje në parim, pastaj ndryshimet mund të votohen edhe në prill.
Ещё видео!