Qeveria ka vendosur të ndalojë pagesën e qirave nga bizneset dhe familjarët.
Me anë të një postimi në “Facebok” kreu i qeverisë bën me dije se është miratuar një Akt Normativ i cili parashikon masat e veçanta në bazë të cilave do të ndalohen pagesat e qirave nga ana e bizneseve të vogla dhe familjarëve.
Gjithashtu kryeministri bën me dije se kjo masë masë mbështetëse vlen edhe për studentët që jetojnë me qira që janë të regjistruar në punë, dhe kanë ndaluar punën për shkak të “luftës”.
Madje sipas kreut të qeverisë në rast se qiradhënësit do të kërkojnë pagesën mujore, do të penalizohen me gjobë sa pesëfishi i vlerës së qerasë përkatëse. Por, për të parë detajet është i rëndësishëm publikimi i vendimit.
Vetëm një ditë më parë bashkia e Tiranës vendosi të falen qiratë e banesave sociale për 385 familjarë në nevojë në Tiranë. Këshilli Bashkiak ka vendosur se falja e qirave do të jetë për muajin mars dhe prill.
Ndërsa në varësi të situatës mund të vendoset që qiratë e banesave sociale të falen edhe për muajin maj.
Një nga shqetësimet e bizneseve, por edhe e familjarëve gjatë kësaj periudhe ka qenë pamundësia për të paguar qiratë pasi nuk po punojnë dhe nuk kanë të ardhura./abcnews.al
Ещё видео!