Mes kaosit e tensioneve, Kuvendi miratoi në një seancë të jashtëzakonshme dekretet për shkarkimin dhe emërimin e ministrave të rinj të qeverisë.
Opozita kërkoi një seancë me debat, por kjo kërkesë e saj u rrëzua nga Lindita Nikolla, e cila drejtoi punimet e sesionit të jashtëzakonshëm. Kaq mjaftoi që demokratët të bllokonin foltoren.
Në kundërpërgjigje, Gazment Bardhi hodhi akuza në adresë të Kryeparlamentares Nikollës dhe kryeministrit Rama, por ky veprim i kushtoi përjashtimin nga seanca plenare.
“Gënjen Kuvendin the jam sëmurë”, tha Bardhi.
“Ty të vijë turp për insinuatat që krijon. Zoti Bardhi je përjashtuar nga seanca”, tha Nikolla
Pavarësisht thirrjeve të Nikollës për të lënë sallën, shkarkimet e Ministrave Spiropali, Balla, Mete e Peleshi u bënë teksa opozita mbante të bllokuar foltoren e Kuvendit.
Menjëherë pas shkarkimeve, Nikolla nuk humbi kohë dhe kaloi mes kaosit në sallë edhe votimet e ministrave të rinj.
Petrit Malaj u votua si Ministër i Financave, Pirro Vengu u ngjit në karrigen e lënë bosh nga Niko Peleshi. Ervin Hoxha u votua Ministër i Brendshëm, ndërsa Taulant Balla, Ministër i Shtetit për Parlamentin, detyrë që më herët e mbante Elisa Spiropali.
U deshën dy ndërprerje të seancës plenare që Elisa Spiropali të votohej nga të vetët kryetare e re e Kuvendit me votë të fshehtë elektronike, teksa dështoi përpjekja për votimin me kuti.
“75 vota pro, 4 kundër, asnjë abstenim. Zonja Elisa Spiropali zgjidhet kryetare e Kuvendit të Shqipërisë”, tha Nikolla.
Por ulja në karrigen e lënë bosh nga Lindita Nikolla e ndezi edhe më shumë tensionin në sallë, ku deputetët e opozitës nuk kursyen të hidhnin letra e ujë na drejtim të Spiropalit dhe Kryeministrit Rama.
Në fjalën e parë si kryetare e kuvendit Spiropali apeloi për bashkëpunim me kundërshtarët politikë.
“Ju që jeni mësuar të debatoni me mua në këtë sallë e përtej saj, shpesh më ashpër sesa butë dijeni që do t’ju shoh njësoj përballë, por nuk do të më keni përballë. Do të më gjeni vullnetmirë në krahun tuaj të djathtë, po njësoj si shokët e kolegët e mij majtas”, tha Spiropali.
Fjala e saj shënoi edhe mbylljen e sesionit të jashtëzakonshëm, por jashtë Kuvendit opozita akuzoi mazhorancën për shkelje të rregullores së parlamentit, duke hedhur akuza në adresë të kryeministrit Rama.
“Nga sot sigurisht që krimi i organizuar është edhe më i fuqishëm në qeverisjen e vendit. I ka diktuar Edi Ramës tre emërimet e reja në kabinetin qeveritar. Individë anonimë që ishin keqpërdorur në pozicionet e tyre administrative nga grupet më të fuqishme kriminale të përqendruara kryesisht në qarkun e Durrësit”, tha Bardhi.
Pas votimit në parlament ministrat e rinj pritet të betohen në Presidencë për të nisur më pas detyrën e besuar nga kreu i qeverisë.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!