E ftuar sot në mëngjes në emisionin “Boeing 104.6” në Premium Channel dhe Radio Travel ishte Selda Sukaj, vajza nga Durrësi që prej vitesh jeton dhe punon në Slloveni. ”Fillimisht kam studiuar në fakultetin e shkencave sociale, në degën e shkencave politike, ndërsa në vitin 2010 isha pjesë e studentëve të ekselencës në një shkollë verore në Sarandë, ndërsa më pas u diplomova në Universitetin Ndërkombëtar Veror në Prishtinë”. E nis rrëfimin Selda. “Pas mbarimit të studimeve Bachelor në Tiranë, vazhdova studimet e menaxhimit të dijes në Slloveni, ndërsa u punësova dhe si mediatore ndërkulturore në Universitetin e Celjes, pa harruar angazhimin me fëmijët shqiptar në Slloveni”. U shpreh në fund të bisedës Selda.
Ещё видео!