Vizioni i Donald Trump për të riformësuar ekonominë më të madhe në botë përmes politikave që vendosin “Amerikën në radhë të parë” do të ketë efekte në të gjithë globin. Financial Times ka kryer sondazhe me më shumë se 220 ekonomistë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretërinë e Bashkuar dhe Eurozonë mbi ndikimin ekonomik të kthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë.
“Politikat e Trump mund të sjellin njëfarë rritjeje në afat të shkurtër, por kjo do të jetë në kurriz të një ngadalësimi global, i cili më pas do të kthehet dhe do të dëmtojë SHBA-në”, tha një profesor në Universitetin Brown, pjesë e këshilltarëve ekonomikë të Fed të Nju Jorkut. “Politikat e tij janë inflacioniste, si në SHBA ashtu edhe në pjesën tjetër të botës, prandaj ne do të kalojmë në një botë stagflacioniste.” – shton ai.
Megjithatë, shumica e ekonomistëve – duke përfshirë FMN-në, OECD-në dhe Komisionin Evropian – parashikojnë rritje më të fortë në SHBA sesa në Evropë në vitin 2025. Ekonomia amerikane ka tejkaluar vazhdimisht homologët e saj përtej Atlantikut që nga periudha e pandemisë, duke u zgjeruar me një normë vjetore prej 2.8 për qind në tremujorin e tretë të vitit të kaluar.
Planet e Trump përfshijnë vendosjen e një tarife deri në 20 për qind për të gjitha importet e SHBA, dëbimet masive të punëtorëve pa dokumente dhe uljen e burokracisë. Kërcënimi i Trump për një taksë prej 60 për qind ndaj Kinës mund të sfidojë më tej industritë evropiane - tha Christophe Boucher, shefi i investimeve në ABN Amro Investment Solutions. Në Mbretërinë e Bashkuar, më shumë se 56 për qind e të anketuarve presin një ndikim negative në ekonomi pas ardhjes në pushtet të Trump, ndërsa pak më shumë se 10 për qind parashikojnë një ndikim pozitiv.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#DonaldTrump#SHBA
Ещё видео!