Presidenti rus, Vladimir Putin ka njoftuar se Sllovakia mund të jetë mikpritësja e bisedimeve të mundshme për paqe mes Moskës dhe Kievit, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Putin deklaroi se kryeministri Robert Fico, kishte pranuar që Sllovakia të ishte ndërmjetëse nësa ka bisedime mes dy vendeve.
Fico është një nga liderët e pakët evropianë me të cilët Putini ka ruajtur marrëdhënieve miqësore që prej nisjes së luftës me Ukrainën në vitin 2022.
Sllovakia shihet si një nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e ka përkrahur Ukrainën dhe fillimin e bisedimeve për paqe me Rusinë.
Zelensky vazhdimisht e ka kritikuar Sllovakinë, për miqësinë e kryesministrit Fico me Rusinë pas kthimit në pushtet në vitin 2023.
Sakaq, Presidenti Putin ka deklaruar të enjten se mund ta përdorë përsëri raketën e re hipersonike balistike, me rreze të mesme veprimi, e njohur si Oreshnik. “Ne nuk e përjashtojmë mundësinë për ta përdorur atë sot dhe nesër, nëse është e nevojshme”, deklaroi Putin.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Putin#Ukraine
Ещё видео!