Subscribe: [ Ссылка ]
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
TikTok: [ Ссылка ]
Rikthehet qarkullimi intensiv i gripit dhe infeksioneve të tjera respiratore. Pas tri vitesh pandemi, gripi po dominon ndaj mutacioneve të Covid-19. Virusi i Gripit ka sjellë simptoma nga më të lehtat deri tek ato më të rëndat dhe pas festave të fundvitit pritet të shënojë kulmin e infektimeve. BESAR HYSI MJEK FAMILJE “Virusi i gripit ka fillur që prej nentorit dhe rastet janë në rritje tani gjatë periudhës së dhjetorit. Presim që në janar të kemi më shumë raste, pritet një fluks me ndryshimin e temperaturave. Më të shpeshtë që paraqiten tek mjeku janë pacientët më sëmundje kronike, ata që janë mbi 60 vjeç por edhe grupmoshat e tjera”. Një tjetër angazhim për personelin shëndetësor në këtë periudhe vjen për shkak të një virusi respirator, i cili prek më së shumti fëmijët e vegjël duke i çuar ata në pamjaftueshmëri në frymëmarrje. SONILA BRATI MJEKE PEDIATRE “Situata me virozën në këtë periudhë është e ngarkuar përafërsisht vizitat shkojnë 30 por edhe më tepër ne ditë të caktuar. Ka disa infeksione që po qarkullojnë në këtë peruidhë , temperatuar e lartë tek fëmijët që shkon 4 ditë ose më tepër. Janë infeksionet e rrugëve respiratore por ka pasur raste edhe me pneumoni.” Mjekët këshillojnë prindërit që në rastet e prekjes së fëmijëve nga virozat, t’i drejtohen specalis6tëve dhe të shmangin përdorimin vetjak të antibiotikëve.
Ещё видео!