Studentët e Fakultetit të Mjekësisë vazhdojnë protestat edhe në këtë vit të ri akademik.
Studentët bojkotuan edhe ceremoninë, që u mbajt për t’iu uruar fillimin e vitit akademik, duke kërkuar shfuqizimin e ligjit që i detyron ata të ofrojnë shërbim shëndetësor për tre deri në pesë vite, pas përfundimit të studimeve në vendin e tyre, e më pas të pajises me diplomë.
Ata janë shprehur edhe më herët kundër këtij ligji, i cili është miratuar dhe dekretuar nga presidenti në muajin korrik. Aktualisht janë duke e ndjekur çështjen në rrugë ligjore. Mësohet se kanë marrë avokat dhe brenda pak ditëve pritet që të bëjnë një padi në Gjykatën Kushtetuese, ku kërkojnë që ky ligj të shfuqizohet.
Por jo të gjithë studentët janë në të njëjtin mendim. Studentët e vitit të parë e kanë pranuar këtë kusht, pasi janë vënë në dijeni që në nisje të studimeve, ndërsa ata të vitit të dytë dhe të tretë e quajnë të jashtëligjshëm dhe shkelje të së drejtës së tyre.
Studentët shpresojnë se Gjykata Kushtetuese do ta shfuqizojë ligjin që i detyron ata të ofrojnë shërbim shëndetësor në vendin e tyre pas diplomimit dhe janë shprehur se do ketë bojkot derisa të arrihet që kjo kërkesë e tyre të gjej zgjidhje.
Pamje: Pa koment
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Studentët#Mjekësia#TopChannelNews
Ещё видео!