Dieta e dates 1 tetor:
PASI MBARON BUKEN LUTU DHE MEDITO.
- 5kg qe javen e pare.
Do thuash ti po vijne festat dhe per pak…
Edhe? Ca do besh ti? Do i rrumbullakosesh?
Se ne janar do besh namin? Njesoj sic bere me janarin qe shkoj?
Pse e keni kete tendencen per ta perkeqesuar gjendjen tuaj, cfare mendoni ju se eshte me e lehte me vone?
E mbani mend kur ishim ne shkolle, qe e linim kapitullin pa mesuar, deri kur vinte data e provimit dhe nuk dinim nga tja mbanim me perpara (po i flas vetes me ju😈).
Ja dhe kjo puna juaj. Qe ne fund te dites une se kam hallin te kilet qe shtoni, por te perforcimi i zakoneve dhe mendesive qe ju katandisin deri ne kete pike.
Pa folur per grupin qe sot nis dieten PA GLUTEN (kur nuk i ka thene doktori ta eleminoj), PA SHEQER, PA MAKARONA, PA BUKE, PA BYREK, PA LAKROR, PA (plotesoje vet).
Dhe te mendoni qe ky grupi qe do sharrohet sot per buke (me ty e kam me ty), dje ka ngrene aq shume sa ne darke ka nxjerr zorret.
Eniuej, per ty qe arrite deri ketu me leximin:
BRAVO TE QOFT!
Kjo tregon qe realisht do te shpetosh nga kafazi ku e ke futur veten.
Atehere MBAJ SHENIM ABEDIN:
- dieten qe do nisesh, nese nuk e shikon te zbatueshme per 10vitet e ardhshme, mos e nis fare.
- proteina dh fibrat duhet te zene pjesen me te madhe te pjates tende
- HAJE AT DREQ MENGJES (shiko pjatat laj thaj te zyshes ne feed)
- konsumo uje (para, gjate, pas vaktit) VETEM KONSUMOJE
- dil nga shtepiaaaa, dil kap ca hapa, me ate raste nxjerr dhe trurin xhiro dhe qendron larg te ngrenes
- fli gjumeeeee (boll e gdhive se nuk po ndrin gje)
- kalite durimin mor vlla, kush je ti qe na e dashke rezultatin pa djersitur sumon? urdhero? ke pare ate ne insta? po pse ne nje shtepi me te jeton ti? ajo ti paguan dritat dhe ujin? jo. atehere fillo futju punes.
si ka thene dhe i pari: SA ME I SHTRENJT TE JETE NJE ILAC, AQ ME TE HIDHUR E KA SHIJEN.
E perkthyer ne popullorce: Gjerat e mira vijne hidhur ne fillim, ama te shpetojne jeten ne vazhdim.
.
Per me teper me ndiqni ne story, se ketu zysha tregohet pak me delikate 😏
.
.
#xhanxhan❤️ #healthybydori #healthybyzysha #palestra #keshilla #diet #gatime #tirane #humor
Ещё видео!