TIRANE- Filiali i një banke në Orikum të Vlorës është grabitur mesditën e sotme.
Nga të dhënat e para mësohet se ka pasur dhe të shtëna me armë, ndërsa grabitësit, mendohet se kanë qenë 4 persona të armatosur dhe me maska.
Korrespondentët tanë në Vlorë thonë se shuma e grabitur është 500 mijë lekë të reja. Për kapjen e autorëve në Vlorë kanë shkuar Forcat Speciale ndërkohë që kërkimet po bëhen dhe me helikopter.
DESHMITARET: FILLIMISHT KUJTUAM SE ISHTE LOJE
Disa banorë të zonës kanë treguar për A1 Report se kanë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Fillimisht menduam se ishte lojë fëmijësh. Autorët u larguan me shpejtësi me një makinë të bardhë. Nuk arritëm të idenfikonim autorët pasi gjithçka ndodhi shumë shpejt"
Ещё видео!