SHBA deklaron se i ka afruar ndihmë Ukrainës për të mbrojtur veten dhe jo për të vrarë gjeneralët rusë
SHBA u ka ofruar ndihmë përmes inteligjencës së saj forcave ukrainase të cilët kanë shënjestruar dhe vrarë gjeneralët rusë në Ukrainë. Kështu thuhet nga një raport i publikuar nga gazeta amerikane “New York Times”, e cila citon zyrtarë të lartë.
Zyrtarët ukrainas pretendojnë se 12 gjeneralë të lartë rusë janë vrarë në luftë, pasi mendohet se morali i ulët midis trupave ruse i ka detyruar oficerët e lartë të afrohen në vijën e frontit. Ata nuk kanë specifikuar se sa në këto sulme u ndihmuan nga inteligjenca amerikane.
Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë kritikoi shkrimin e “New York Times”, duke thënë se titulli i saj ishte “mashtrues” dhe “i papërgjegjshëm“.
Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Adrienne Watson, shtoi se SHBA i ofron Ukrainës ndihmë në fushëbetejë përmes inteligjencës së saj për të “mbrojtur veten” dhe pa “qëllim për të vrarë gjeneralët rusë“.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!