Subscribe në Ora News këtu [ Ссылка ]
Protesta e opozitës ka vënë në gadishmëri të plotë të gjithë policinë e Shtetit gjatë orëve të parë të mëngjesit të së enjtes. Vëmëndja më e madhe e policisë ishte përqëndruar pranë Parlamentit, teksa ishte edhe seanca e rradhës.
Më pas, fokusi policisë është përqëndruar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në sheshin para kryeministrisë, ku ishin të dislokuar 20 furgona të Njësisë Operacionale Speciale dhe forcave të FNSH-s.
Më herët, policia e shtetit kishte ngritur patrulla të lëvizshme në të gjitha rrugët hyrëse dhe dalëse të kryeqytetit, ndërsa protestuesit nisën të mbërrinin në kryqytet rreth orës 09:45 të paradites.
Për më shumë klikoni në [ Ссылка ]
Ещё видео!