Fileto pule kapreze ( në furrë).
Përbërësit:
600 gr fileto pule
2 lugë gjelle miell
500 gr domate
2 thelpinj hudhër
Borzilok
250 gr mozzarella
Kripë dhe piper i zi
Vaj për skuqje
3 lugë gjelle vaj ulliri
Përgatitja:
Lajmë, thajmë filetot e pulës, i marinojmë ato me kripë dhe piper dhe i pudrosim me pak miell. Ngrohim vajin në tigan dhe skuqim filetot nga të dy anët deri sa të marrin një ngjyrë të verdhë. I largojmë dhe i vendosim në tavë. Në po atë tigan shtojmë domatet të prera në kubikë (vetëm tulin) pa fara dhe lëng. I kaurdisim pak. Shtojmë hudhrat, kripë dhe pak sheqer e borzilok. I lëmë të valojnë deri sa domatja të mos ketë ujë por të jetë kremoze. E shtojmë tek tava duke lagur mirë dhe filtot nga sipër. E nivelojmë mirë dhe presim djathin mozzarella në feta ose kubikë dhe mbulojmë sipërfaqen e mishit dhe domates. Shtojmë disa gjethe borzilok. Vendosim tavën në furrën e parangrohur 180ºC për 20 minuta dhe e shërbejmë.
Ещё видео!