Presidenti Aleksandar Vuçiç deklaroi për mediat serbe se dëshira e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti është që të fusë Serbinë në një konflikt me NATO-n.
Ai u shpreh se gjatë telefonatës me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan kanë diskutuar për dronët Bajraktar të cilat u dhanë nga Ankaraja për Kosovën, teksa e konsideron një veprim të gabuar.
“Veprimi i Turqisë bie ndesh me rezolutën e Kombeve të Bashkuara. Populli i NATO-s, Stoltenberg dhe të gjithë të tjerët e dine këtë gjë. Kam biseduar me Presidentin turk, ai më tha që së shpejti do të jetë në Serbi dhe do të kemi mundësi që të diskutojmë më tepër.”
Presidenti Aleksanar Vuçiç ritktheu në vëmendje sanksionimin e shefit të inteligjencës së Serbisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të cilat u shpreh se nëse do të kishte vendosur kufizime për Rusinë para se pala amerikane të merrte vendimin, një gjë e tillë nuk do të ndodhte.
“Nëse do të kisha shpallur ndryshime në politikën e jashtme dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë një natë para se SHBA-ja të vendoste sanksione ndaj kreut të BIA-s, sanksionet nuk do të ishin vendosur ndaj Vulin-it. Por unë heshta”.
Mediat serbe raportojnë se ai konfirmoi që ka kontaktuar nga diplomatë të huaj një natë para se Vulin të futej në listën e zezë dhe e kanë njoftuar se shefit të inteligjencës nuk do të sanksionohet nëse ai merr vendimin për të vendosur kufizime Rusisë.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#AleksandarVuçiç#NATO#TopChannelNews
Ещё видео!