Pas dërgimin e sasive të mëdha të armëve perëndimore në Ukrainë, ekspertët e sigurisë janë të bindur se tani ka një shans real që ukrainasit të hidhen në kundërsulm.
40 miliardë dollarë ndihma të SHBA-së janë rrugës dhe vetëm kjo shumë, është më e madhe sesa i gjithë buxheti i mbrojtjes i Australisë.
Sipas gazetës amerikane “The Spectator”, kjo do të thotë se Ukraina mund të synojë të rimarrë territorin e pushtuar deri në Krime dhe jo vetëm të pengojë përparimin e forcave ruse. Madje, ka zona, siç është Kharkivi ku ukrainasit kanë shkuar deri në kufi duke zmbrapsur rusët dhe duke e patur rrugën e lirë edhe të futen në territorin e Rusisë për të marrë një zonë, të cilën më pas ta përdorin si monedhë këmbimi për territoret ukrainase të pushtuara nga Rusia.
Kjo kthesë e eë ngjarjeve ngre një pyetje: Cilat duhet të jenë tani synimet e luftës për Ukrainën?
Pushtimi i Mariupoli i hap Putinit mundësinë e mohimit të lirisë së lundrimit për Ukrainën në Detin e Zi, gjë që do ta bënte shumë më të vështirë funksionimin e ekonomisë ukrainase. Pra në këto kushte, ekspertët thonë se Rusia do të jetë e hapur për negociata, vetëm nëse humbet korridorin e saj tokësor mes Krimesë dhe Ukrainës, të krijuar së fundmi.
Sipas The Spectator, një pjesë e stafit të sigurisë në Perëndim mendon se Zelensky duhet të vazhdojë të luftojë për të dëbuar rusët nga Krimea sepse do ta rrënonte Rusinë, dhe do ta pengonte rimëkëmbjen dhe riarmatosjen e saj.
Por nëse Ukraina do të përdorte pajisjet perëndimore për të kaluar në Krime, dhe për të rimarrë territorin që tani pretendohet nga Rusia se është pjesë e saj, rreziku i përshkallëzimit të konfliktit do të ishte i qartë.Kur Ronald Reagan u pyet në vitin 1977, se cila ishte politika e tij për Luftën e Ftohtë, ai u përgjigj: “Ne fitojmë, ata humbasin!”. Koha i dha të drejtë. Nëse Ukraina zmbraps pushtimin e Putinit, asgjë nuk e ndalon të kundërsulmojë edhe drejt kufijve ruse, duke filluar nga Krimeja”, shkruan gazeta
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Zelensky#Ukraine#TopChannel
Ещё видео!