#euro #mashtrim #callcenter
Që prej vitit 2019, mbi 1200 qytetarë italianë ranë pre e mashtrimit të një Call-Centeri në Shqipëri që i ofronte fitime të mëdha në investime në bursa dhe më pas në kriptomonedha.
Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme u vunë në pranga tre persona, Elisa Caci, Valbona Abedinaj dhe Gilberdo Pushani dhe u shpallën në kërkim 5 të tjerë, si përgjegjës për drejtimin dhe vënien në zbatim të skemës mashtruese që sipas hetimeve të deri tanishme ka shkaktuar një dëm prej 3 milionë Eurosh.
Prokurori i posaçëm, Ened Nakuçi, tha se operatorët e Call-Centerit përdorën pandeminë dhe gjendjen emocionale të qytetarëve për t’i shtyrë më tej në mashtrim.
“Mashtruesit ishin mjaft të aftë duke qenë të afërt me viktimat potenciale. Bisedat e tyre ishin për emergjencën e pandemisë po ashtu edhe për situata personale apo sentimentale dhe familjare të viktimave dhe shfrytëzonin vetminë e krijuar nga situata e pandemisë duke u vetëofruar si miq dhe persona të besuar. Propozimi i parë i evidentuar i investimit kishte të bënte me blerjen e aksione në Amazon në vlerën e 250 € dhe të fitimit brenda një jave. Në bazë të bisedave të bëra me viktimat, mashtruesit propozonin shtrirjen e investimit drejt kriptovalutës Bitcoin pasi sipas tyre investimi do të rritej shumë si pasojë e futjes së produktit të vaksinave në treg”.
Hetuesit nuk kanë arritur të gjurmojnë vlerat monetare të përfituara nëpërmjet mashtrimit sepse pasi kalonin në disa banka në BE, konvertoheshin në kriptovalutë.
“Analiza e llogarive rrjedhëse bankare, e realizuar nga hetuesit nëpërmjet verifikimeve të ndryshme ku janë përfshirë shtete të ndryshme anëtare të Bashkimit Europian ndër to Qipro, Lituania, Estonia, Holanda dhe Gjermania kanë nxjerrë në dritë faktin se paratë e viktimave në pjesën më të madhe të rasteve, shndërroheshin në kriptovaluta të lidhura me llogari rrjedhëse jashtë shtetit në mënyrë që të bëheshin të pagjurmueshme”.
Prokurori Raffaele Tito pranishëm në konferencë tha se në Itali është sekuestruar server nga kryheshin telefonatat, ndërkohë nuk përjashtoi mundësinë që pas telefonatave mashtruese të qëndronin edhe italianë që jetojnë në Shqipëri.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!