E mërkura ka qenë një ditë me zhvillime të ngjeshura në tregun e sigurimeve. Dita nisi me rritjen e fortë të tarifave për siguracionin e detyrueshëm të automjeteve, me rreth 45 përqind, duke arritur nivelin më të lartë historik të shënuar ndonjëherë në tregun e brendshëm.