[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Kishte shkuar si çdo ditë në tregun e shumicës në Shkodër për të kryer aktivitetin e vetë por është përballur në një konflikt që i mori edhe jetën. Bëhet fjalë për 50-vjeçarin Dedë Gjakaj i cili është qëlluar me pistoletë mëngjesin e kësaj të diele brenda ambienteve të tregut ku shiste fruta - perime. Pas një sherri verbal me viktimën, 20-vjeçari Ilir Hoxha ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tij duke e lënë të vdekur në vend. Nuk ka kaluar kohë dhe autori i krimit është arrestuar ne banesën e tij nga forcat e policisë së Shkodrës. Sipas policisë të dy personat janë përplasur për një borxh të vjetër që 50- vjeçari nga Malësia e Madhe i kishte të riut nga Shkodra. Ende nuk janë të qarta motivet e kësaj ngjarjeje por nga hetimet e para rezulton se viktima dhe autori i vrasjes ishin të njohur pasi kishin punuar bashkë në një tjetër aktivitet dhe konfliktet mes tyre ishin të vjetra.
Ещё видео!