#oranews #ermonelafelaj #presidenti #intervista
Deputetja e Partisë Socialiste Ermonela Felaj ka dhënë një intrvistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj ku ka folur për procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri.
Ajo ka thënë se në çdo rast do të përdorin kohën në dispozicion, kohën e dhënë deri në nisjen e raundit të parë.
Felaj tha se çdo grup parlamentar ka të drejtën e tyre që të bëjnë propozime përkatëse.
Everest Dedaj: A do të ishte e hapur Partia Socialiste për të mbështetur një emër që vjen drejtëpërdrejtë nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike?
Felaj: Ju e dini besoj që Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë kërkon plotësimin e atij kushtit formal që çdo kandidat për President do duhet të ketë mbështetjen e një grupi prej jo më pak se 20 deputetësh dhe deputetët nuk mund të mbështesin më shumë sesa një kandidat. Në çdo rast ne do të përdorim kohën në dispozicion, kohën e dhënë deri në nisjen e raundit të parë. Ishte një kohë që na e kërkoi në fakt opozita në Konferencën e fundit të Kryetarëve. Dhe ne ramë dakort me opozitën që ajo të kishte më shumë kohë me qëllim të funksionojë konsensusi. Nuk është që konsensusi për figurën e ardhshme të kryetarit të shtetit do të zërë fill mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve sepse kjo konferencë përcakton fillimin e procesit dhe pas çdo raundi është e detyruar menjëher që të mblidhet për të përcaktuar datën e raundit pasardhës. Do tu duhet partive politike dhe përfaqësuesve të tyre në parlament që të bëjnë diskurtime rreth atyre figurave ndaj të cilave kanë një qasje më të mirë dhe më gjithëpranim.
Everest Dedaj: Pse ky vendim i Partisë Socialiste për të mohuar ndoshta një realitet politik brenda Partisë Demokratike siç është Komisioni i Rithemelimit dhe në këtë rast edhe Berisha?
Felaj: Ne nuk jemi duke mohuar sanjë lloj realiteti politik sepse thirrja jonë i është drejtuar përfaqësuesve të opozitës dhe qofshin këto të përfaqësuar në grupe parlamentare ose jashtë grupeve parlamentare janë deputet të Kuvendit të Shqipërisë janë opozita dhe sigurisht kanë të drejtën e tyre që të bëjnë propozime përkatëse
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!