Arkiva - Tv Klan 1998-2012; Pamje nga rruga nacionale Elbasan-Librazhd prane fshatit Mirake. Pamje nga rruga e prishur.
Shkumbini përpin rrugën nacionale pranë fshatit Mirakë në Librazhd. Janë rreth 25 metra të rrugës Elbasan-Librazhd që tashmë ndodhen nën pushtetin e ujit të lumit ku janë gërryer dhjetëra kub dhera duke bërë tepër të rrezikshëm kalimin e automjeteve mbi rrugë.
Më të pasigurt janë veçanërisht makinat e tonazhit të rëndë pasi askush nuk mund të përcaktojë tonazhin që mund të mbajë rruga. Shirat e fundit po përparojnë dukshëm dhe pa ardhur mirë dimri, rruga nacionale do të dalë jashtë përdorimit duke bllokuar përfundimisht lëvizjet drejt Pogradecit, Korçës dhe si rrjedhim edhe drejt pikave kufitare.
Por ndërsa rruga vazhdon të jetë në gjendje të tillë nuk duket asnjë shenjë nga Drejtoria e Rrugëve për të vënë dorë mbi të. Kjo rrugë rrezikoi seriozisht qarkullimin e automjeteve kur në dimër një pjesë e saj u shemb. Një tunel hekurudhor aty pranë u përshtat për pak ditë që të kalonin makinat. Por shembja e fundit duket se ka dhënë sinjalin e fortë sot për Ministrinë e Transporteve.
Gazetare: Ornela Bego
Ещё видео!