[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Ambasadori Amerikan ne Tirane Donald Lu, ka shkuar herët ne mëngjes ne kryesine e kuvendit, këtë here jo për reformën ne drejtësi, por per dekriminalizimin. Diplomati amerikan ka takuar kryetarin e komisionit për dekriminalizimin Oerd Bylykbashi, nënkryetarin Taulant Balla dhe deputetin e LSI Luan Rama, te cilët i ka prezantuar me ekspertet amerikane qe do asistojnë hartimin e akteve nënligjore për dekriminalizimin. Pas largimit te ambasadorit, ekspertet amerikane i kane njohur politikanet shqiptare me procedurën qe ndiqet ne Shtetet e Bashkuara, per te kontrolluar zyrtaret e larte. Ka qene Oerd Bylykbashi, i cili qe ne muajin dhjetor i ka kërkuar asistence Ambasadës se Shteteve te Bashkuara, e ne takimin e kësaj të premteje, ekspertet kishin ardhur me draft, se si mund te jete efektiv dekriminalizimi ne Shqipëri.Dekriminalizimi mbetet e vetmja reforme, për te cilën maZhoranca dhe opozita, kane gjetur gjuhen e kompromisit ne 3 vitet e fundit dhe palët mbeten te angazhuara qe edhe aktet nënligjore te bëhen me konsensus. Vitin e kaluar, Parlamenti miratoi me konsensus te plote ndryshimet kushtetuese dhe ligjin e ri per dekriminalizimin, por qe ky kuadër ligjor te jete plotësisht efektiv, komisioni do te hartoje edhe aktet nënligjore, te cilat pritet te mbyllen me mesin e muajit mars.
Ещё видео!