“Radha për të paguar në market është bërë shkak për vrasjen e një 29-vjeçari në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës, ku viktima Jurgen Duka është transportuar në spitalin e traumës i plagosur ndërsa më pas ka ndërruar jetë”.
Klan News ka siguruar pamjet filmike të momentit të vrasjes së 29-vjeçarit i cili njihej gjithashtu dhe me mbiemrin tjetër (Mëzini). Në pamje duket viktima i shoqëruar nga shoku i tij pranë kasës për të paguar. Aty janë edhe 3 persona të tjerë, të cilët sipas grupit hetimor kanë qenë klientë të rastësishëm. Në pamje shfaqet edhe autori i dyshuar Arbër Sula që është punonjës i policisë së Dibrës, por në momentin e ngjarjes nuk ndodhej në shërbim. Mes tij dhe Dukës nisi një debat verbal se kush do të paguante i pari, që më pas vijoi në përplasje fizike, ndërsa personat e tjerë mundohen të qetësojnë situatën. Më pas 27-vjeçari Sula qëllohet nga viktima me grusht, ndërsa ai qëllon ndaj Dukës me 1 plumb, duke e goditur në zemër. 29-vjeçari rrëzohet në tokë, ndërsa autori dhe klientët e tjerë, duke përfshirë dhe shokun e viktimës largohen menjëherë nga marketi.
Sipas policisë autori është arratisur me një automjet, dhe po punohet për kapjen e tij. Grupi hetimor shprehet se viktima ishte person me precedent të mëparshëm kriminal dhe në momentin e ngjarjes ka qenë në gjendje të dehur. Autori sipas burimeve është agjent krimesh në policinë e Dibrës, ndërsa viktimës i janë gjetur 2.8 gramë kokainë pas ngjarjes. Nga verifikimet e kryera rezulton se viktima është person me precedent të mëparshëm kriminal, për veprën penale "Falsifikimi i monedhave" ku në vitin 2016 Gjykata e Apelit Tiranë për këtë vepër e ka dënuar me 8 muaj burg. Ndërsa për veprat penale "Heqja e paligjshme e lirisë" dhe "Përndjekja" në vitin 2017, është dënuar me 4 muaj burg. Gjithashtu ky shtetas, në vitin 2013 është proceduar për veprën penale "Mashtrimi" dhe në vitin 2014 është proceduar për "Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë". Ai gjithashtu është arrestuar në korrik të vitit të shkuar, në një operacion Shqipëri-Itali për trafik të lëndëve narkotike.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!