Projektrezoluta e opozitës, që i kërkon qeverisë të tërhiqet nga qëndrimi i mbajtur në OKB afro një muaj më parë, ku u votua kundër kërkesës së SHBA për të njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit ka sjellë sërish debate në Kuvend. Ish-Kryeministri Sali Berisha, qëndrimin e Shqipërisë në këtë votim e sheh si të diktuar nga Turqia dhe sipas tij, kjo do të shkaktojë një prishje të marrëdhënieve me aleatin më të madh që ka vendi, SHBA.
Por Kryeministri Rama, duke ironizuar rezolutën e demokratëve dhe deklaratat e paraardhësit të tij, e sheh rihapjen e këtij debati si një manovër për të tërhequr vëmendjen, nga ajo që ai e quan drejtësia e re që po nis të veprojë.
Kreu i demokratëve votën kundër SHBA thotë se është e keqja më e vogël që po i bën qeveria Rama Shqipërisë.
Ministri i Jashtëm sqaroi se qëndrimi i Shqipërisë për votimin në OKB është i qëndrueshëm dhe rendit të gjitha rezolutat ku Shqipëria, ashtu si në 21 Dhjetor ka pasur qëndrim të ndryshëm me SHBA për rastin e Izraelit.
Dhe si në çdo debate mes ish-Kryeministrit dhe Kryeministrit nuk mungojnë as batutat.
Ndërkohë që në parlament zhvillohej debati për këtë çështje, Partia Socialiste i është drejtuar Kuvendit me një rezolutë paralele, ku i kërkon qeverisë që në përputhje me interesin kombëtar, të vijojë të bashkëpunojë për forcimin e paqes, sigurisë dhe bashkëpunimin në tërë rajonin e Lindjes së Mesme, me aleatët dhe partnerët strategjikë, në radhë të parë SHBA dhe BE.
Ещё видео!