Zyrtarët ushtarakë rusë e kanë mbështetur në heshtje Iranin me armë dhe informacione ndërsa kriza në Lindjen e Mesme përshkallëzohet. Një aleancë strategjike mes dy vendeve, raporton Ëashington Post, ka parë që Rusia të furnizojë Iranin me armatime, përfshirë raketa të kushtueshme anti-ajrore.
Marrëveshjet e raportuara janë dëshmi e një dinamike shqetësuese midis dy vendeve, ndërkohë që ekspertët paralajmërojnë se Irani po rrit fuqinë e po shkon drejt luftës. Ekspertët paralajmërojnë se marrëdhëniet në forcim e sipër mes Rusisë dhe Iranit, kanë avancuar shumë në 2022, kur Irani pranoi ta ndihmonte Moskën në pushtimin e Ukrainës. Kjo bëri që Irani të dërgonte me mijëra dronë dhe raketa në fushën e betejës, në një lëvizje të cilës Kremlini thuhet se ndjen detyrimin t’i përgjigjet. Rusia është zotuar të mbështesë Iranin me teknologji të mbrojtjes ajrore dhe avionë luftarakë të avancuar, veçanërisht tani që përballet me mundësinë e kundërsulmeve nga Izraeli pas sulmit të fundjavës. Zyrtarët e inteligjencës dhe ekspertët e armëve i thanë Ëashington Post se furnizimi me armë për Iranin e bën vendin shumë më të frikshëm në luftën moderne, pasi i jep aftësi për të rrëzuar avionë dhe raketa. Një aftësi e tillë u pa qartë pas sulmit të iranit mbi izrael, pasi aleatët ndërkombëtarë ndihmuan të rrëzonin pothuajse të gjithë dronët dhe raketat që u lëshuan. Në mënyrë të vecantë, thuhet se Irani dëshiron raketat anti-ajrore të Rusisë S-400, që analistët ushtarakë thonë se janë në gjendje të zbulojnë dhe shkatërrojnë avionë luftarakë të izraelit dhe SHBA-së.
Një delegacion iranian ka vizituar moskën vitin e kaluar duke vizituar edhe fabrika municionesh. Nuk është e qartë nëse janë blerë armë në atë udhëtim – thonë analistët – mundësia është reale.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Rusia#Irani
Ещё видео!