Reduktim të përdorimit të kondicionerëve e orarit të ndriçimit nëpër rrugë, fasada e ndërtesa publike. Janë këto masat e prezantuara nga qeveria greke si pjesë e planeve të kursimit të energjisë që po venë në zbatim vendet e Bashkimit Europian për të frenuar rritjen marramendëse të çmimit të energjisë elektrike prej sulmit rus në Ukrainë.
Plani që vihet në zbatim të hënën tjetër parashikon emërimin e menaxherëve të posaçëm që do të analizojnë dhe hartojnë projekte për kursimin e energjisë në të gjitha ndërtesat publike. Në të gjitha këto ambiente do të ketë kontrolle që kondicionerët të mos lihen hapur pas orarit të punës. Plani është që të përmirësohet ventilimi natyral në ndërtesat publike dhe të përmirësohet sistemi i izolimit, ndaj temperaturave të jashtme.
Në Itali, detajet e reja të publikuara nga plani i kursimit të energjisë tregojnë se vendi ndahet në 6 zona, nga veriu në jug mes atyre më të ngrohta dhe të ftohta gjatë dimrit, ku i ngrohti me sistem qendror kaloriferësh reduktohet me një orë.
Kufizimet nisin me 5 orë gjatë ditës në zonat jugore ku temperaturat dimërore janë më të larta. Përjashtohen nga kufizimet alpet veriore me të ftohtë të acartë. Temperaturat e ngrohjes në ndërtesat publike nuk duhet të jenë më të larta se 19 gradë Celcius ashtu si në vende të tjera europiane. Ndërsa në vende si Austria parashikohet të mos ketë ndriçim për dekorin publik të Krishtlindjes.
Tv Klan
#greqi #krizeenergjetike #plankursimi
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!