Rusia kreu dhjetëra sulme ajrore gjatë natës në Ukrainë mes shenjave se po rigrupohet pranë qytetit lindor të Avdijivkës, me qëllim të ripërtëritjen e sulmeve në zonën e luftës. Në raportin e tij të përditshëm Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase tha se në 24 orët e mëparshme, sulmet me raketa, ato ajrore dhe me artileri nga Rusia kishin në shënjestër pozicionet e trupave ukrainase, si dhe "zonat e banuara". Sipas Shtabit të Përgjithshëm, ushtria ukrainase ka zmbrapsur gjithashtu sulmet e forcave ruse në zonat përreth Kupjanskut, Bahmutit, Marinskës dhe Shaktarskut. Në një raport, Instituti për Studime të Lutës, me seli në Shtetet e Bashkuara, tha se imazhet satelitore treguan se Rusia kishte humbur dhjetëra automjete në fillim të këtij muaji në rajon, duke treguar se nuk kishte nxjerrë mësime nga "ofensivat e dështuara" të mëparshme në Ukrainë.
Ky institut tha se Moska "ka gjasa" se po përgatitet për një valë tjetër sulmesh tokësore të drejtuara nga këmbësoria ndaj pozicioneve ukrainase në zonën e Avdijivkës. Më herët, inteligjenca ushtarake britanike deklaroi se Rusia pësoi humbjet pothuajse më të larta në vitin 2023 gjatë ofensivës në Avdijivka. Komentet e Institutit për Studime të Luftës vijnë pasi gjenerali Valeriy Zaluzhniy, komandanti i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, shkroi në një artikull, ku tha se lufta po hynte në një fazë të re që përfshin luftën pozicionale dhe përballjet rraskapitëse. “Si në Luftën e Parë Botërore, ne kemi arritur nivelin e teknologjisë që na fut në një ngërç”, tha Zaluzhniy në komentet e publikuara nga The Economist. Sipas gjeneralit, do të duhej një hap i madh teknologjik për të tejkaluar ngërçin dhe ka pak gjasa që të ndodhë një gjë e tillë. “Fakti i thjeshtë është se ne shohim gjithçka që armiku po bën, dhe ata shohin gjithçka që ne po bëjmë”, tha ai. "Që të dalim nga ky ngërç, ne kemi nevojë për diçka të re”.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Ofensiva#Rusia
Ещё видео!