“Unë kam gjithnjë dëshirë që veprën time t’ia jap publikut. Është një lloj shkarkese emocionale kur unë e prezantoj veprën sepse më bën të punoj përsëri për vepra të reja”
E reja nuk është gjinia, por hijeshia që piktori i vesh Shqipërisë, dhe siç thotë kritiku Oltsen Gripshi, natyra, përmes penelit të Pashk Përvathit është ndërgjegjësuar për bukurinë e saj. E ndoshta për këtë arsye, ai nuk rresht së kërkuari peizazhin.
“Zbulimi më i fundit ka qenë Belshi, Shqipëria prandaj është e bukur, dhe unë prandaj e shëtis, e kërkoj për të gjetur motive për të kënaqur veten time dhe publikun”
Dhe publiku në ekspozitën e hapur rishtas mund të bëjë një udhëtim imagjinar, në gjithë Shqipërinë, edhe në ato vende, të cilat nuk i ka shkelur.
“Kam pasur një bindje, e kisha dhe e kam përsëri, Shqipëria është një vend i bukur,e kam titulluar edhe ekspozitën të tillë, për të dhënë një mesazh,ta duam, ta mbrojmë dhe të mos e braktisim, kjo është pjesa e kontributit tim”
“Shqipëria, vend i bukur” është e vizitueshme në Muzeun Historik Kombëtar.
Tv Klan
Ещё видео!