Arkiva - Tv Klan 1998-2012; Pamje nga kampingu në Krastë të Elbasanit ku ndodhen trupat e NATO-s, çadrat, ushtarët, makinat.
Në Krastë të Elbasanit janë vendosur rreth 800 trupa të NATO-s për të përmbushur misionin e tyre humanitar. Në kampin e Krastës ndodhet dhe Shtabi i të gjitha forcave jugore të NATO-s që veprojnë në Shqipëri. Menjëherë këtu ka filluar puna për shtrimin e rrugëve, për sigurimin e ujit të pijshëm.
Koloneli Gras Komandanti i Forcave te NATO-s thotë se tani po përqëndrohen në ngritjen e disa kampingjeve në Korçë, Gramsh dhe Fier. Sipas tij në të ardhmen janë dhe disa miniprojekte si ndërtimi i unazës së Elbasanit, ndihmë për kosovarët e ardhur e të tjerë. Në spitalin e Krastës vizitohen dhe mjekohen dhjetëra kosovarë dhe mjaft prej tyre janë dërguar për kurim jashtë shtetit.
Gazetar: Eduart Frangaj
Ещё видео!